Jeta e mjekut 26-vjeç, Max Lee nga Hong Kongu, në garsonierën e tij sillet rreth shtratit. Kjo është gjëja e parë që bie në sy në momentin që dikush futet në apartamentin e tij.
Jo vetëm që e bën gjumin në shtrat, por edhe shikon televizorin dhe studion literaturën e mjekësisë kur nuk është në spital. Laptopi i tij është i vendosur në tavolinën e ngushtë dhe të vogël, transmeton Telegrafi.
Lee zgjodhi këtë hapësirë prej 20.5 metra katrorë në një ndërtesë xhami në qendrën e Kovlunadas, dhe ndihet me fat që ka mundur ta përballoj financiarisht që të jetoj në qendrën e qytetit.
“Në rregull është të jetosh i vetëm, por kur vjen e dashura ime, është problem”, tha Lee për Bloomberg.
Ambienti ku jeton Lee mund të duket shumë i vogël për shumëkënd, por një trend i tillë në lagjen ku jeton është bërë një skenë e zakonshme – që tani po quhen mikro-apartamente.Marre nga Telegrafi
Top Channel