‘Ja një tjetër metaforë, shiko si qeshin derrat e kënaqur!’/ Basha: 50 mln euro fatura për shpenzime qeveritare te Nusreti!

16/11/2021 18:46

Pas kryeministri Rama mori fjalën në Kuvend për të sqaruar degradimin e rëndë të gjuhës të përdorur në seancën e kaluar duke i cilësuar si metafora, pasi mori fjalën Basha e ka ironzuar dhe ndërsa po fliste nga foltorja e Kuvendit ndërpret fjalën e tij dhe thotë: “Shiko si qeshin derrat e kënaqur, për të përdorur një tjetër metaforë”.

Basha foli edhe për shuma të majme, 113 mln euro për klubin e oligarkëve dhe 51 mln euro shtesë për shpenzimet qeveritare te Nusreti.

“Qëllimi yt kryesor është të bësh atë që bëre dje, të heqësh vëmendjen nga tmerri që i prek familjet shqiptare, pasi krahët e mpirë të ngrejnë dorën dhe të miratojnë letrën e paketimit të borxhit më të madh të një qeverie që e ka qeverisur këtë vend që nga qeverisja e Abdyl Hamidit. Shiko si qeshin derrat e kënaqur, për të përdorur një tjetër metaforë. 380 mln euro në arbitrazh, kush do ti paguajë? Ndërkohë Becheti ka filluar ti marrë paratë, dhe ka urdhëruar këta krahmpirët të ndalojnë opozitën për komisionin hetimor. Një dëmi që duhet të paguhet dhe duhet të paguhet. Ndërkohë që informacioni që mbetet për tu verifikuar, një faturë 125 mln euro po afron në lidhje me një tjetër media që ka fituar një arbitrazh kundër këtij dhe vartësve duke treguar mesazhet e kërcënimit që i dërgoheshin drejtorit të medias. 113 mln euro të tjera për klubin e oligarkëve dhe 51 mln euro shtesë për shpenzimet qeveritare, për Nusretin pra dhe për çarterat. Këto janë faktet dhe shifrat e buxhetit. Do të mjaftonte 1/3 e këtyre shifrave që të plotësohej amendamenti i PD.

Nëse do të funksiononte një shtet do të sillte uljen e çmimeve që rriten çdo ditë për shportën bazike ushqimore për 51% të shqiptarëve që janë në kufijtë e varfërisë apo të paktën 30% e kusur që janë varfërisht sipas bankës botërore. 1 në 3 vogëlush, nëna, baballarë, që nuk përmbushin nevojat bazike. 113 mln euro dhe shpenzimet e Nusretit 51 mln euro. Çfarë do bëhej me paratë e tjera që po i paguan jashtë kushtetutës jashtë çdo rregulli kryeministri i Shqipërisë. Mund të jepej një paketë subvencionesh, nuk kam dëgjuar kryeministrin e kosovës të përdorë nja fjalor të tillë, por arrijnë të subvencionojnë me 100 mln euro fermerët e tyre. Çafrë tjetër mund të bëhej me këto para për të ndjekurit politik, mjekësinë shqiptare që e ke futur në kolaps. Nëse fati na ka sjellë të dy brenda një kohë jo të gjatë aty ku prehen të afërmit tanë dhe ke parë se si parcelat e vdekjeve nga Covid vërtetojnë atë që FMN ka thënë botërisht, që ke 16mijë të vdekur më shumë se mesatarja e viteve përpara. S’kam ndërmend ta kap këtë temë prej këmbësh. Të ka kapur ai që të ka sjellë prej thonjsh e për këmbësh, dhe kështu po vazhdon ti heqësh lëkurën shqiptarëve”, tha Basha.

Kryedemokrati i bën thirrje sërish Ramës të votojë vettingun në politikë: “Votoje vettingun në politikë. Çliro një pjesë të atyre që janë këtu, shkëputu njëherë nga oligarkët dhe ligjet me porosi të atyre që sjell në këtë kuvend. Që ta bësh këtë duhet të votosh vettingun madje me stimulimin që kontrolli të nisë nga kryetari i opozitës. Vetëm atëherë mund të dalësh para shqiptarëve e të thuash se ato që po thua janë të vërteta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA