Einxhel ka rrëfyer një moment shumë të ndjerë dhe emocionues nga jeta e saj.

Tërmeti e njohu atë me një vogëlushe e cila arriti t’i merrte gazetares zemrën.

Zemërgjerësia e saj, mungesa e egoizmit dhe dashuria për vëllezërit dhe motrat e saj është ajo që i ka bërë më shumë përshtypje Einxhelit.

Einxhel rrëfeu se e gjithë kjo histori i ka lënë një pëng pasi humbi çdo kontakt me vajzën duke patur merakun se i la asaj një shije zhgënjimi.

‘’Vëllai i Madh’’ i mundësoi asaj të takonte pikërisht bukuroshen e vogël.

Të përlotura të dyja, vajzat morën pak kohë të çmalleshin me njëra-tjetrën.

Gjithashtu nga ky takim Einxhel deklaroi se ka plane të shumta që do të kenë si qëllim shkollimin e vajzave shqiptare.

‘’Do të mbaj premtimet që i kam dhënë por gjithashtu dua të thëm që unë kam vendosur që pasi të dal të bëj diëka për të gjitha vajzat shqiptare. Dua të kontruboj për shkollimin e vajzave që kanë dëshirë por nuk kanë mundësi’’,- tha ajo.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA