Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në seancën plenare. Rama i bëri thirrje Bashës që të çlirojë shoqërinë nga makthi i seancave me fjalor të papërshtatshëm, ndërsa nuk kurseu edhe ironinë herë pas here.
Rama: Kush fle me qenin ngrihet me morra dhe kjo është ajo që i ndodh hera herës dhe i ka ndodhur gjithmonë kësaj partie këtu për shkak të bashkëjetesës në këtë sallë me këtë partinë këtu, na ka tërhequr në atë lloj balte, shijen e të cilës, sapo keni filluar ta ndjeni. Sot për të ardhur këtu mora fashikullin e zonjës Tabaku, jo atë të Lulzimit, se ka edhe ai një gjyq të humbur me mua. Çfarë i bashkon të gjithë ata fashikuj, që nga ai që Lulzimi e quan ustai im e deri te gjenerata e këtyre të Holandës dhe nuk e di ku ishte ajo sfera tjetër e lartë akademike ku kishte studiuar Tabaku, i bashkon ajo që sapo keni filluar ta provoni. Problemi është që ndërkohë që e provoni, vazhdoni dhe bëni të njëjtën gjë me ne përsëri. Për ne s’ka asnjë problem, bëjeni, se sa herë dilni këtu e përsërisni atë lloj fjalori i kujtoni shqiptarëve se humbësa jeni.
Unë shqetësohem me pjesën që ka të bëjë se ata që dëgjojnë nuk thonë këta dhe pastaj ne të tjerët s’ka problem, por ju kujtohet ajo shprehja kush fle me qenin ngrihet me morra. E keni të mundur ta çlironi këtë parlament, këtë shoqëri nga makthi i këtyre seancave ku mund të thoni çfarë të doni, por ku nuk keni pse bëheni bishti i ustait siç keni qenë tërë jetën tuaj në atë parti. Siç thoshte votuesi juaj bishti i shtrembër i shtrembër mbetet.
Top Channel