Një debat i fortë është zhvilluar para disa ditësh mes Einxhel dhe Ilirit.

Ata nuk kanë kuryser të etiketojnë njëri- tjetrin edhe me epitete apo akuza.

Debati ka vijuar edhe sonte gjatë spektaklit, kur u përfshinë edhe disa nga banorët e tjerë.

Arjola ka qenë ajo e cila ka deklaruar se në këtë përballje i jep të drejtë Ilirit.

‘’Mendoj se ka të drejtë Iliri pasi disa deklarata dhe xixa të Einxhel nuk më pëlqejnë’’,- tha ajo.

Kjo deklaratë e Arjolës do të nxiste edhe një debat mes saj dhe Einxhel.

Kjo e fundit u shpreh se nuk e priste që Arjola të kishte këtë mendim, pasi të dyja kanë kaluar shumë kohë së bashku dhe kanë ndihmuar njëra-tjetrën në situata të vështira.

‘’Unë të kam ardhur dhe kam nxjerrë disa prej jush nga një vorbull e vështirë. Nuk e prisja të kishe këtë mendim dhe minimumi duhet të vije të ma thojë në sy këtë gjë’’,- tha ajo.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA