Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Andorrës e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet i pandryshuar, pra ai i fillimit (0-0) edhe pse kuqezinjtë ishin më dominues dhe e kërkuan më shumë golin, transmeton KosovaPress.
Myrto Uzuni dhe Odise Roshi krijuan mjaftë hapësira në mbrojtjen kundërshtare, por rastet e krijuara nuk janë konkretizuar ende.
Kjo ndeshjet është e fundit për këto dy kombëtare sa i përket ciklit kualifikues për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Rezultatet tjera nga ndeshjet që po zhvillohen në të njëjtën kohë janë:
Austri-Moldavi 2-0
Israel-Islandë 1-0
Iralndë e Veriut-Italia 0-0
Poloni-Hungari 0-1
San Marino-Angli 0-6
Skoci-Danimarkë 1-0
Zvicër-Bullgari 0-0
Top Channel