Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) paralajmëroi se në Bashkimin Europian gjendja epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet për shkak të COVID-19.
Nga 27-të vendet anëtare të Unionit, Belgjika, Holanda, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Greqia, Hungaria dhe Sllovenia janë vendet në të cilat gjendja mbetet më shumë shqetësuese, raportoi ECDC.
Kroacia dhe Sllovenia kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve në krahasim me numrin e banorëve. Me 472 800 të infektuar në ditë këtë javë përreth botës, shkalla e infektimit ka vazhduar të rritet për të katërtën javë rresht.
Në dallim nga javët e mëparshme, Europa nuk është më rajoni i vetëm ku situata pandemike po përkeqësohet. Trend të përkeqësuar kanë shfaqur edhe rajonet e Amerikës Latine dhe Karaibet.
Top Channel