“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman, Thomas Hacker: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
24/11 12:24
Një viktimë dhe shtatë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë testuar 1,725 mostra, ndërsa 13 persona janë shëruar dhe 420 janë raste aktive.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, në 24 orët e fundit janë administruar 2.560 doza të vaksinës.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, autoritetet kanë administruar 1,594,499 doza të vaksinave. Nga ky numër, 749,432 persona janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës.
Në Kosovë mund të vaksinohen personat mbi 12 vjeç. Ata mund të zgjedhin ndërmjet vaksinës së kompanisë Pfizer apo AstraZeneca.
Top Channel