Instrumentisti rozë kjo vepër e Ibrahim Kodrës, me përmasa 70×60 cm, vaj dhe media mikse në kanavacë, e vitit 1974, u prezantua sot në programin Artkand, nëpërmjet çmimit fillestar 7000€.
Vepra bën pjesë në ciklin e veprave që maestro Kodra ka bërë për muzikantet. Ndërkohë kjo vepër është pjesë e koleksionit të Fratelli Spalinger në Brescia, të cilët duhet theksuar se me maestron kanë pasur një kontratë 7 vjeçare për të punuar vetëm për ta.
Kjo vepër është pjesë e katalogut të koleksionit të tyre.
Ka shume koleksionist që posedojnë vepra të Kodrës, të blera në ankande të ndryshme. Përveç koleksionistëve shqiptarë edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonise janë shumë aktiv në këtë drejtim.
Silvio Berluskoni posedon një koleksion të veprave të Kodrës me 41 punime.
Një tjetër punim i postkubistit të fundit është zbuluar te shtëpia e Dario Fo-së.
Nga ana tjetër artisti Amarildo Ruci u prezantua në program nëpërmjet Zenosyne (zinosajn), teknika akril dhe vaj mbi telajo, Viti: 2021, Dimensionet: 120x100cm, çmimi 2300 euro.
Në këtë vepër paraqiten simbolike dhe element nga jeta reale edhe ajo çka e rrethon artistin si fizikisht edhe shpirtërisht, ku nuk mungon “muza” artistike e figurës femërore e paraqitu ne portret .
Programi u përmbyll me Eduard Lexanin dhe Nudos së tij dhe Milto Jorgjit ne Kompozim.
Top Channel