Kosova luan nesër ndaj Greqisë në Selanik ndeshjen e fundit eliminatore të Botërorit Katar 2022 (e diel, 20:45).
Përpara medieve doli trajneri Primoz Gliha, i cili u ndal te gjendja e skuadrës së tij dhe dueli me kombëtaren greke. “Kemi nevojë për fitore, besojmë se mund ta mposhtim Greqinë. Do të jetë e vështirë, Greqia ka ekip shumë të mirë. Futbolli ndonjëherë është i çuditshëm, secili futbollist duhet të bëjë maksimumin dhe duhet të jetë i gatshëm.
Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të japim maksimumin në këtë përballje. Të shohim si do të rrjedhin gjërat. Do të ndryshojmë diçka, do i zbulojmë nesër. Do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Jordaninë. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam goxha raste, por nuk ia dolëm të shënojmë.
Kritikat? Janë të mirë se ardhura. Duhet t’i pranojmë kritikat, nuk mund të jesh trajner futbolli nëse nuk je i gatshëm të pranosh kritikat.
Ndaj Jordanisë na munguan rreth 3-4 futbollistë, një gjë e tillë ndikon që gjërat të mos funksionojnë. Në futboll ka rëndësi të madhe të jesh kompaktë.
Nuk mund të bëjmë tani ndryshojmë të grupit të lojtarëve , por mund të bëjmë kombinime të futbollistëve që kemi”, deklaroi trajneri slloven.
Top Channel