Të dielën, balotazhe në Kosovë, votohet në disa komuna

12/11/2021 15:23

Të dielën në Kosovë do të zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjet lokale.

Nga 38 komuna, qytetarët e 21 prej tyre do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës, në mes dy kandidatëve më të votuar në raundin e parë.

Partia që garon në numrin më të madh të komunave për balotazh është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 12 komuna.
Madje këtë garë ajo e zhvillon në komunat e mëdha si Prishtina, Prizreni, Gjakova e Gjilani.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 9 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 8, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Për balotazh nuk parashihen koalicione, por partitë mund të zhvillojnë marrëveshje për përkrahjen e ndonjërit kandidatë.
Këto zgjedhje pritet të tregojnë nëse rezultati zgjedhor për parti politike do të jetë i njëjtë me atë të 14 shkurtit.
Garë më e fortë parashihet në kryeqytet, mes Arben Vitisë së LVV-së dhe Përparim Ramës se LDK-së.

I pari në profesionin e mjekut e i dyti të arkitektit, të dy për herë të parë i hyjnë garës për kryetar komune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA