15/01 10:42
429 janë rastet aktive me Covid në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se vetëm në Prishtinë janë 90 raste aktive.
Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK bëri të ditur për 6 raste të reja me COVID-19.
Për mbrojtje nga infektimi me virusin korona, po bëhet edhe vaksinimi.
Që nga procesi i vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Top Channel