Dhunoi fizikisht gruan në sy të fëmijëve të mitur, policia prangos 40-vjeçarin në Maliq

12/11/2021 13:47

Një 44-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Maliqit, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pocestë, Maliq, ku në banesën e tyre shtetasi V.Dh. ka goditur gruan e tij në prani të fëmijëve të mitur.

Mësohet se 42-vjeçarja e dhunuar ka marrë disa dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit V. Dh., 44 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi në banesë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve të mitur, ndaj bashkëshortes së tij shtetases T. Dh., 42 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe fytyrës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel