“Benz-i” përplas çiklistin, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital

12/11/2021 13:47
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Policia njofton se një mjet tip “Benz” ka përplasur një çiklist. Si pasojë ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 12.10.2021, rreth orës 13:20, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë. Shtetasi D. B. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel