Atletico në garë me Newcastle për sulmuesin e Arsenal, spanjollët i favorizon klauzola

12/11/2021 00:57

Arsenali e fikson në 10 milionë Euro çmimin e kartonit të Alexandre Lacazette, i cili me shumë mundësi do të largohet që gjatë merkatos së janarit. 30-vjeçari është i lidhur me ‘topçinjtë” deri në qershor të vitit 2022 dhe klubi anglez për të mos e humbur me parameter zero ka vendour ta shesë futbollistin.

Sipas mediave angleze, Atletico Madrid është futur fuqishëm në garën për të arritur te Lacazette, për të cilin më parë duhet të mposhtë konkurrencën e Newcastle. Këta të fundit, me drejtuesit e rinj janë gati të paguajnë menjëherë shumën e kërkuar nga londinezët.

Pavarësisht kësaj, klauzola në kontratën e francezit duket se favorizon spanjollët, pasi francezi mund të firmosë një parakontratë me një skaudër që nuk luan në kampionatin anglez që nga data 1 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA