Angli-Shqipëri/ Formacioni zyrtar, Berisha ulet në stol, qindra tifozë kuq e zi “Wembley”

12/11/2021 19:33

Shqipëria do të sfidojë Anglinë në mitikun “Wembley”, në sfidën e parafundit të eliminatoreve të Kupës së Botës Katar 2022, me kuqezinjtë që i mban në lojë për kualifikim vetëm matematika.

Angli-Shqipëri 20:45/ Formacionet zyrtare:

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones; James, henderson, Philipps, Chilwell; Foden, Kane, Sterling

Shqipëria (5-3-2): Berisha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi; Gjasula, Bare, Bajrami; Uzuni, Cikalleshi

Në “Wembley” janë shitur të gjitha biletat për sfidën e sotme, teksa një pjesë e madhe e tyre janë blerë nga tifozë shqiptarë. Kjo pritet të jetë transferta me më shumë tifozë kuqezi…

Tifozë shqiptarë të grumbulluar në hyrjen e stadiumit…


Kuqezinjtë janë përballur 6 herë me Anglinë, 5 prej të cilave në eliminatoret e Botërorit dhe një herë tjetër në miqësore. Të gjithë ndeshjet janë fituar nga Anglia, ndërsa vlen të theksohet se kuqezinjtë nuk kanë shënuar asnjëherë në Londër.

Anglia kryeson grupin eliminator me 20 pikë dhe një fitore sot i siguron biletën për në Katar, ndërsa Shqipëria është në vendin e tretë me 15 pikë dhe nuk e ka në dorën e saj fatin e kualifikimit.

Trajneri Edi Reja nuk ka në dispozicion për këtë takim mbrojtësin Berat Gjimshiti, i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe mungon në grumbullim, ndërsa Rey Manaj nuk ka marrë ftesë.

Top Channel