Ah more Drake çfarë na bëre! Njihuni me vilën miliona dollarëshe ku reperi qëndron shpesh për t’u relaksuar!

12/11/2021 12:02

Vila e pushimit e quajtur ‘Elements’, në të cilën qëndron shpesh reperi Drake, kap vlerën e jo më pak se 65 milionë dollarëve. Është rinovuar plotësisht gjashtë vjet më parë. Ne oborr ndodhet nje ulli 150 vjecar i ardhur ekskluzivisht nga Italia. Ka shtatë dhoma gjumi dhe çdo mysafir mund të përdorë dy tualete. Shumica e dhomave janë të dekoruara me mermer.

Mobiliet janë punuar nga marka luksoze italiane ‘Minotti’. Ka pajisje elektroshtëpiake ‘Gaggenau’ në kuzhinën kryesore. Ekziston edhe një kinema në shtëpi ku hyhet përmes një shkalle spirale si dhe ka një xhakuzi në tarracë.

Arkitektët thonë se dekorimi i dhomës kryesore të ndenjes është frymëzuar nga çelësat e pianos. Vila është shitur për herë të fundit në vitin 2014 për 15 milionë dollarë. Natyrisht, vlera e saj është rritur ndërkohë. Ndërkaq, rikujtojmë se pas tragjedisë së ndodhur në koncertin e Travis Scott “Astroworld Festival”, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe 13 të plagosur, mësohet se Scott dhe Drake janë paditur për ngjarjen që ndodhi.

Mediat e huaja kanë konfirmuar se avokati i Teksasit, Thomas J.Henry ngriti një padi të dielën kundër Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster, si dhe Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham. Sipas një raporti nga “Daily Mail”, padia është ngritur në emër të pjesëmarrësit të koncertit Kristian Paredes, 23-vjeç, nga Austin, Teksas. Paredes thuhet se ka paraqitur ankesën duke kërkuar më shumë se një milion dollarë dëmshpërblim pasi dy reperët dyshohet se “nxitën turmën” ku ai u plagos.

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i Drake i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka shprehur se:

Kam kaluar ditët e fundit duke menduar për këtë tragjedi. Unë e urrej të shpreh emocione si trishtimi në rrjete sociale, por e gjeta veten këtu. Zemra ime është thyer për shkak të atyre që kanë humbur jetën dhe të gjithë atyre që po vuajnë. Unë do të lutem për të gjithë ata dhe do të ndihmoj me aq sa mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel