SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm Një ditë pasi i drejtoi Joe Bidenit një ftesë për bashkëpunim e cila mbeti pa përgjigje, presidenti kinez Xi Jingping paralajmëroi se tensionet në rajonin e Indo-Paqësorit rrezikojnë të sjellin një mentalitet të ri të Luftës së Ftohtë.
Komentet e tij në kuadër të samitit të përvitshëm të Forumit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit, erdhën disa javë pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia njoftuan krijimin e një aleance të re e cila e pajis këtë të fundit me nëndetëse bërthamore.
Pekini e kritikoi shumë ashpër marrëveshjen e njohur si AUKUS. Xi, i cili mori pjesë në samitin virtual me një videoregjistrim, të shtunën është llogaritur të flasë edhe në një takim online të liderëve të Paqësorit, ku do të përfshihet dhe Biden.
Në fjalën e tij, lideri kinez u përpoq të tregonte se përpjekjet për të vendosur në rajon kufij përgjatë linjat ideologjike apo gjeopolitike, do të dështojnë.
“Azi Paqësori nuk mundet dhe nuk duhet të bjerë sërish në grackën e konfrontimeve dhe përçarjeve të kohës së Luftës së Ftohtë”, u shpreh ai, duke shtuar se linjat e furnizimit në këtë zonë duhet të mbeten funksionale e të vazhdohet liberalizimi i tregtisë dhe investimeve.
“Kina, tha Xi, do të vazhdojë avancimin e reformave dhe hapjen, në mënyrë që ta çojë edhe më tej zhvillimin ekonomik. Tensionet mes SHBA-se dhe Kinës janë përshkallëzuar ndjeshëm vitet e fundit dhe Washingtoni u zotua për të parën herë të ndërhyjë në një konflikt për mbrojtjen e Tajvanit, nëse sulmohet nga Kina.
Top Channel