Qindra emigrantë shpëtohen nga peshkarexha e mbërritur në brigjet e Siçilisë

11/11/2021 10:12

Roja bregdetare e Italisë ka publikuar pamjet e operacionit të shpëtimit të 400 emigrantëve nga një peshkarexhë e ardhur dje në brigjet e Siçilisë nga Afrika veriore.

Autoritetet italiane thanë se operacioni ishte kompleks prej kushteve të vështira të detit. Emigrantët ishin transferuar nga peshkarexha në barkën e patrullimit dhe më pas në dy rimorkiatorë të portit. Numri i emigrantëve të ardhur në Itali është shtuar javët e fundit teksa njerëz të dëshpëruar nga vende të varfra dhe zona lufte kryejnë lundrimin e rrezikshëm në Mesdhe.

Shumica e barkave të emigrantëve nisen nga Tunizia dhe Libia, nga ku agjencitë e mbikëqyrjes thonë se ka më shumë largime se në vitet e mëparshme. Gati 55 mijë emigrantë kanë arritur në Itali që nga fillimi i vitit dhe fluksi i tyre vjen duke u shtuar, edhe pse llogaritet se janë më pak se në vitin 2020.

Top Channel