Olimpia e lashtë virtuale/ Greqi, rikrijohen monumentet antike në aplikacione celulari

11/11/2021 12:27

Si do të ishte të shëtisje në Olimpian e lashte në periudhën e Lojërave Olimpike origjinale?

Një partneritet i pazakontë midis Microsoft dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Greqisë u ofron vizitorëve përgjigjen, duke i kthyer pas në kohë… nepermjet telefonave inteligjente.

Programi i ri ne gjithë zonën e Olimpias se lashte shfrytëzon teknologjinë e realitetit të shtuar, për të cilën projektuesit thonë se ka potencial për të transformuar arsimin, biznesin dhe argëtimin.

Kyriakos Mitsotakis: Aftësia për të rikrijuar virtualisht 27 monumente antike, për të dëgjuar historinë se cfare janë te gjitha keto, mendoj se hap një mënyrë krejtësisht të re për të përjetuar trashëgiminë tonë kulturore.

Përdoruesit mund të vizitojnë faqen nga distanca ose personalisht vendin, ndërsa ecin nëpër rrënojat antike, me një prezantim në internet dhe një aplikacion celular, duke parë rikrijimet virtuale të tempujve dhe zonave të lojërave ku dikur atletët garonin në vrapim, hedhje shtize, boks dhe disiplina te tjera.

Microsoft filloi projektin 18 muaj më parë, duke skanuar Olimpian me dronë dhe sensorë, pasi arriti një marrëveshje me qeverinë greke për të ndërtuar tre qendra të dhënash në Athinë, në një investim gati 1 miliard dollarësh.

Theodosis Michalopoulos: Morëm të dhëna nga arkeologët dhe me teknologjinë tonë, përdorëm dhe sintetizuam për të bërë më të mirën e përafërt se si dukeshin gjërat më shumë se 2000 vjet më pare.

Tashme me ndihmën e teknologjisë, njerëzit nga e gjithë bota dhe sidomos nxenesit qe nuk kane fatin te vijnë ne Olimpian e lashte, mund ta vizitojnë ate virtualisht dhe të kenë një përvojë fantastike.

Top Channel