“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Dy persona janë vënë nën pranga në Elbasan për armëmbajtje pa leje dhe mos kallëzim të krimit.
Pas informacioneve të marra, shërbimet e policisë në Elbasan kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali ku po qëndronin dy të rinjtë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasve E. D. dhe E. C. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel