Kishte ndërtuar një kat shtesë pa leje, arrestohet 42-vjeçari që goditi punonjësin e IMT

11/11/2021 13:24

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi goditi inspektorin e IMT-të.

Ai kishte shtuar një kat pa leje në ndërtesën e tij që u konstatua nga kontrollet e policisë në bashkëpunim me IMT. Por gjatë kryerjes së veprimeve, shtetasi A. D. ka goditur inspektorin e IMT-së.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasin A. D., 42 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi gjatë kontrolle të ushtruara në bashkëpunim me IMT-në, në banesën e këtij shtetasi u konstatua një kat shtesë i ndërtuar pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel