“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Zhvillimet e shpejta teknologjike kanë nxjerrë në pah nevojat për universitete që të përgatisin teknikë të lartë. pasi vende pune të reja hapen, por specialistë nuk ka.
Në këtë kuadër bashkëpunimi mes bizneseve dhe universiteteve në vendet ndërkufitare po shihet me përparësi nga Bashkimi Europian për të plotësuar këto nevoja të biznesit vendas dhe të huaj, kryesisht atij italian, në Shqipëri e më gjerë. “Ndërtimi i urave mes superteknikëve dhe sipërmarrësve në epokën digjitale” ishte aktiviteti që u zhvillua në universitetin e Durrësit në mbyllje të projektit “Histek- Intereg” që i hap rrugën marrëdhënieve të reja në fushën e edukimit.
Kseanela Sotirofski: Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve konkurruese të SME-ve në Itali, Shqipëri dhe Mal të Zi nëpërmjet krijimit të rrjetit mes SME, institucioneve të edukimit, dhomave të tregtisë dhe institucioneve publike. Kjo do të shërbejë si ndërlidhës mes botës universitare dhe biznesit për forcimin e kapaciteteve humane dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me teknikë të specializuar me standarde europiane.
Fakulteti i Biznesit në universitetin e Durrësit është nga më të mëdhenjtë në vend, me afro 3500 studentë në tre ciklet e studimit, por nevoja për të rritur shanset e studentëve që të zotërojnë aftësi të reja dhe të krijojnë përvoja pune, para se të hyjnë në tregun e punës është kthyer në domosdoshmëri për bizneset. Falë rrjetit të bashkëpunimit, bizneset do të shpalosin nevojat e tyre për teknikë të lartë dhe institucionet arsimore do të ndërtojnë kurrikula dhe degë studimi që ndërthuren me praktikën pranë bizneseve për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërkesave të tyre.
Javën e ardhshme pritet të vijë në vendin tonë kryeministri italian, në agjendën e të cilit do të jenë dhe çështje të shkëmbimit ndëruniversitar mes dy vendeve.
Top Channel