SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm Zëvendës Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë mjaft të shqetësuara me korrupsionin në Mal të Zi, ndërsa u zotua të mbështesë aspiratat euroatlantike të Podgoricës.
Zyrtari i lartë amerikan ndaloi në Podgoricë, vizita e tij e parë atje në cilësinë e Përfaqësuesit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Ambasada amerikane në Podgoricë, shkroi se gjatë takimit me presidentin malazez, Milo Gjukanovic, Escobar “theksoi shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për korrupsionin e rrënjosur në vend dhe inkurajoi Malin e Zi që të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në trajtimin e sfidave rajonale”.
Nga ana tjetër, ai është zotuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin aspiratat euroatlantike të Malit të Zi dhe se qëllimi i vizitës është thellimi i mëtejshëm i partneritetit dhe aleancës mes dy vendeve. Sipas Escobar, “fakti që Mali i Zi ka arritur të mbetet i pavarur, shumetnik dhe i hapur ndaj njerëzve të besimeve dhe kombeve të ndryshme në kohë krize, e bën atë një partner strategjik të besueshëm të Shteteve të Bashkuara në rajon.
Mali i Zi, një anëtar i NATO-s, duhet të jetë pjesë e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin aspiratat euro-atlantike të Malit të Zi dhe qytetarëve të tij”, u shpreh ai. Sipas deklaratës, bashkëbiseduesit ranë dakord se problemet e paqëndrueshmërisë në rajon nuk mund të zgjidhen pa një perspektivë të qartë të integrimit europian.
Top Channel