E fshehur në kontenierin me banane, si u kap 82 kg kokainë nga policia greke dhe DEA amerikane

11/11/2021 08:05

Një zbulim i rëndësishëm i një ngarkese të madhe droge është bërë nga inspektorët doganorë të Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike pas bashkëpunimit me Shërbimin Amerikan të Antidrogës (DEA) dhe departamentin e Antidrogës së Selanikut duke konfiskuar 82 kilogramë kokainë në një kontenier me banane nga Ekuadori.

Ngarkesa e drogës që kishte destinacion Bullgarinë u gjet në portin e Selanikut dhe është pjesë e një ngarkese të madhe që kishte të njëjtin destinacion me adresë një kompani bullgare.

500 kilogramë të tjera kokainë, në një ngarkesë tjetër me banane, janë konfiskuar në të njëjtën kohë në Ekuador. Inspektorët e antidrogës kanë shfrytëzuar informacione, sipas të cilave droga vinte nga Amerika Latine tek një kompani e caktuar tregtare në Bullgari.

Çështja po hetohet nga prokurori kompetent, ndërsa janë shpallur në kërkim përfaqësuesit e kompanisë tregtare në Sofie, përfaqësuesit e të cilës janë në kërkim.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel