SHBA i përgjigjet Iranit pas rrëzimit të helikopterit, nis sulme të reja afër Ngushticës së Hormuzit. Trump: Reagimi ynë do jetë i fuqishëm Departamenti amerikan i Shtetit u tregua i prerë në përgjigjen e tij duke se nuk “komenton çështjet e brendshme përse disa vende nuk janë ftuar”, në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Presidenti Biden është zotuar të jetë mikpritës i samitit për të forcuar angazhimin tonë mbi pozicionimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në zemër të politikës së jashtme të SHBA-së”, tha një zëdhënës i i Departamentit të Shtetit, pa ofruar shpjegime të mëtejshme. Takimi virtual është planifikuar të mbahet në 9 dhe 10 dhjetor.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se pjesë e Samitit do të jenë shtetet me demokraci të zhvilluar apo në zhvillim, shoqëria civile dhe sektori privat – pa specifikuar numrin e saktë të të ftuarve. Për momentin, përveç aludimit për numrin përfundimtar të pjesëmarrësve, ende nuk është publikuar listë zyrtare.
Media amerikane Politico tha se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndërsa Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, jo. Një grup i organizatave joqeveritare nga Kosova, ka kërkuar përmes një letre që, Shtetet e Bashkuara të shqyrtojnë thirrjen e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci.
Top Channel