Bosnja nuk ndahet, ndërkombëtarët: Serbët “i falimentojmë” sa hap e mbyll sytë!

11/11/2021 13:59

Komuniteti ndërkombëtar e ka kritikuar ashpër politikën e anëtarit ser btë presidencës boshnjake, Milorad Dodik që paralajmëroi një ndarje të Republikës Srpska.

Sipas gazetes boshnjake klix.ba, deklaratat e fundit të diplomatëve të huaj dhe personave përgjegjës të institucioneve ndërkombëtare financiare, reagojnë se vec të tjerash, një nismë e tillë bart në vetvete dhe rrezikun e falimentimit.

I dërguari i posacëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli në mbylljen e vizitës së tij në Sarajevë për sanksione ndaj disa zyrtarëve nëse kokëfortësia e Dodikut, vazhdon.

“Kemi diskutuar masa të forta, dhe sanksionet janë në tavolinë. E jo vetëm sanksione, por edhe mekanizma të tjerë ekonomikë që mund të implementohen kundër zyrtarëve që angazhohen në aktivitete kundër marrëveshjes së Dejtonit dhe të gjithë atyre që i përkrahin ose kompanitë që i ndihmojnë”, tha Escobar.

Alina Iancu, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Bosnje e Hercegovinën, tha se politikat seperatiste të shpallura nga autoritetet e Republika Srpska kanë rrezikuar stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendin Hercegovinës, dhe nëse këto trende nuk ndalen, pasojat do të jenë të mëdha për shtetin dhe entitetet e tij.

Top Channel