Foto/ Romanca vazhdon edhe pas daljes nga Big Brother, Selin dhe Gimbo më të lumtur se kurrë gjatë pushimeve: Shiko çfarë doli nga…
Elektriçisti kryesor në setin e filmit “Rust”, ku u qëllua për vdekje kineastja nga aktori Alec Baldwin ka ngritur padi ndaj tre anëtarëve të ekuipazhit për ngjarjen e rëndë.
Sipas tij, skena nuk kërkonte që aktori të qëllonte me armë. Serge Svetnoy, i cili mbajti në krahë Halyna Hutchins teksa ndërronte jetë, ngriti padi ndaj Alec Baldwin, përgjegjëses së armëve Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësit të regjisorit Dave Halls.
Svetnoy pretendoi në dokumentet e gjykatës se plumbi goditi regjisorin Joel Souza, 48 vjeç dhe vrau Hutchins, 42 vjeçe, për pak sa nuk e goditi atë gjithashtu, sipas TMZ.
Ai gjithashtu tha se ai ishte një nga njerëzit e parë që u kujdes për Halynën ndërsa ajo ishte mbuluar në gjak dhe u përpoq ta mbante të vetëdijshme.
Ai i tha TMZ se po padit Baldëin sepse ai ‘i detyrohej atij dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit dhe aktorëve të “Rust” për të kontrolluar revolverin Colt që i ishte dhënë nga Pandendi Halls me kujdes dhe zell të arsyeshëm për sigurinë e kastit.
Top Channel