Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe kjo për shkak se jemi vendi më i korruptuar.
Përmes një postimi në rrjete sociale Basha shkruan se duhet bërë vettingu në politikë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të pastruar politikën.
Sipas Bashës, ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve duhet të largohen.
“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë”, shkruan Basha.
Top Channel