Gazetari Ilir Babaramo ka folur rreth situatës në Partinë Demokratike duke thënë se Sali Berisha nuk do ta marrë sërish postin si kryetar partie, por gjithcka mund të ndodhë.
Në emisionin “Open”, Babaramo u shpreh se në Shqipëri mund të ndodhë gjithcka, ndaj kurrë mos thuaj kurrë.
Babaramo: Kemi të bëjmë me një luftë civile brenda opozitës shqiptare dhe ky është një lajm i trishtë për shoqërinë shqiptare. Të gjithë do presin nga opozita që vijnë të tjera lajme. Të vijnë lajme që i bëhet opozitë qeverisë së Edi Ramës. Të dyja palët brenda PD e quajnë regjim. Se si do ta largojnë këtë… Nuk është as rikthimi i Sali Berishës si kryeministër për shumë arsye, nejse jetojmë në vendin e çudirave. Në 1997 shqiptarët e dëbuan me armë dhe në 2005 e risollën në pushtet. Në Shqipëri, kurrë nuk duhet thënë kurrë.
Top Channel