Holanda s’lejonte integrimin e Shqipërisë në BE/ Kryeministri Rutte sqaron: Bazoheshim te raportet e KE-së. Sot vendi juaj…

10/11/2021 13:23

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka treguar arsyet pse për shumë vite Holanda i kishte vënë veton BE-së, kur bëhej fjala për integrimin në Bashkimin Europian.

Rutte u shpreh se Holanda është bazuar në raportet e Komisionit Europian, ndërsa është vënë re se këto 5 vite Shqipëria ka bërë përparim të madh në shumë fusha.

Pyetje: Çfarë reformash ka bërë Shqipëria për të luftuar krimin e organizuar në këto 3 muaj që pas fitores së zgjedhjeve që nuk e bëri për 3 vite e shkuara, dhe u bë shkak që ju vit pas viti t’i vinit veton?

Rute: Tashmë kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi për këto 2 vite. Kemi diskutuar për përmirësimin e mëtejshëm. Për të qenë të drejtë ne i shohim gjithmonë raportet e KE-së se ku qëndronte Shqipëria për pavarësinë e drejtësisë dhe në termat e luftës së krimit të organizuar. Progresi që është arritur në këto 5 vite ishte i madh dhe bëri të mundur të themi po. Jemi smbrapsur për një kohë të gjatë, por për shumë tema, jo vetëm për krimin e organizuar. Ne duam që ky rajon të ketë perspektivën e BE sepse jemi miq, fqinj, ka arsye strategjike dhe gjeopolitike pse e duam këtë gjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA