
Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë asnjë projekt për energji të ripërtërishme në projektbuxhetin për vitin 2022.
Madje, kjo po ndodh edhe përkundër zotimeve ndaj autoriteteve ndërkombëtare se Kosova do të investoj në projekte të energjisë së gjelbër që gradualisht të largohet varësia nga thëngjilli.
Si rrjedhojë, nga instituti INDEP Dardan Abazi thotë se kjo tregon se dekarbonizimi nuk është prioritet.
Abazi shton se në projeksionet e BE-së, Kosova duhet ta largoj tërësisht thëngjillin nga përdorimi deri në vitin 2050.
Top Channel ka provuar të marrë një deklaratë nga Ministria e Ekonomisë në lidhje me strategjinë e dekarbonizimit dhe mungesën e projekteve për vitin e ardhshëm, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Nga gjithë energjia elektrike që prodhohet në vend brenda një viti, sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë 86.5 përqind vjen nga termocentralet ndërsa vetëm 13.5 përqind nga burimet e ripërtërishme.
Top Channel