Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus nga 1.696 teste.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483. Në total numri i rasteve aktive është 444.
Top Channel