Nuk u ftua në samit, eksperti: Kosova demokratike, s`krahasohet me Serbinë e Bosnjën

09/11/2021 13:43

Samiti për Demokracinë, i organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, la shumë shtete jashtë listës së të ftuarve, duke shkaktuar jo pak pakënaqësi. Kosova ishte një prej tyre.

Një zyrtar i lartë amerikan, i përfshirë në planifikimin e samitit, tha për Reuters, se ftesat u janë dërguar vendeve që kanë përvoja të ndryshme me demokracinë dhe nuk ka të bëjë me etiketimin e një vendi nëse është demokratik apo jo.

Takimi mbahet virtualisht në 9-10 dhjetor dhe në të do të marrin pjesë liderë nga shumë vende të botës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe sektori privat. Ambasada amerikane në Prishtinë tha për mediat lokale në Kosovë se jo të gjithë partnerët kanë mundur të akomodohen në këtë iniciativë.

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Uashington, theksoi për Radio Europa e Lirë, se nuk mund të flitet për krahasime, e aq më pak të tërhiqet paralele ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

“Kosova, në mënyrë ironike, është shtet aq i ri, por është edhe një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan, me sistem shumëpartiak, me media të lira, me një qeveri që lufton korrupsion dhe krimin e organizuar. Dhe këto veprime janë në kundërshtim me trendet në rajon. Në Serbi ka trend autokratik. Kosova nuk mund të krahasohet as me jofunksionalitetin në Bosnje”.

Ai u shpreh se nuk e di nëse arsye për mungesën e ftesës është vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndërprerë projektin për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit Qeverisë së SHBA-së (MCC).

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA