Ish- missi dhe këngëtarja, Morena Taraku, ka pushtuar kryetitujt e mediave rozë të Turqisë, ndërsa po përflitet se ka nisur një lidhje me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.

Në lajmet që qarkullojnë në mediat prestigjoze turke shkruhet se dyshja janë fqinj në Stamboll dhe frekuentohen me njëri tjetrin prej disa kohës tashmë.

Këngëtari turk, Mardini, i ka dhënë fund martesës prej 10 vjetësh me Fatos Yelller në muajin mars të këtij viti, me të cilën kishte dy fëmijë, ndërkohë që siç duket ai tashmë është i lumtur në krahët e Morena Tarakut!

Vetë këngëtari e ka konfirmuar se është në një lidhje, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ish-Miss-in kosovar.

Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e ashpër të ish-bashkëshortes së tij, e cila ka reaguar në rrjetet sociale para pak kohësh, duke konfirmuar një lidhje me Gokhan Goz.

Ndërkohë, Mardini ka marrë mbrojtjen për fëmijët, pasi ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij për përdorim droge. Ajo ka reaguar ashpër dhe ka thënë se është e turpshme që ai nuk mendon për fëmijët e tij.

“Një baba që kujdeset për fëmijët e tij, i ndan nga nëna, dhe i ndan eksperiencat për tjetër një grua në media sociale! Është e qartë që nuk brengosesh për psikologjinë e fëmijës dhe sigurisht, mund të jesh edhe beqar në jetën tënde por nuk mendon për fëmijët tu. Është e turpshme”.

Nga ana e Morenës nuk ka pasur ende asnjë reagim dhe nuk dihet sa të vërteta janë spekulimet për lidhjen e saj me këngëtarin turk.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA