Çiljeta do të bëhet nënë për herë të dytë? Komenti në fotografinë e Zaiminës ngre dyshimet

09/11/2021 09:13

Çiljeta Xhilaga dhe partneri i saj, futbollisti i njohur Alban Hoxha mund të jenë në pritje të një fëmije.

Ky aludim erdhi pas komentit të Çiljetës në postimin e fundit të Zaimina Vasjarit, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

“Barkalece inshallah ke dorën e mbarë”, shkruan Çiljeta duke nënkuptuar se mund të ketë dëshirë për tu bërë nënë për herë të dytë.

Çiljeta është mamaja e një djali, Fernandos e duket se kjo i ka shijuar pa fund ndaj uron që Zajmina të ketë “dorën e mbarë” dhe për të. Nëse kjo do të realizohet së shpejti do të kemi një lajm të ëmbël edhe nga Çiljeta.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel