
“Koncerti”, drama e një jete/ Rikthehet në skenë finalisti i “Big Brother VIP 4”, aktori Laert Vasili
05/05 12:37
Në studion e Agim Radës shkon gjithmonë me kënaqësi.
Në krijimet e tij i radhës është Gjergj Fishta. Si klerik, si mendimtar, apo si poet, zgjidheni ju si dëshironi ta shihni.
Autori e ka një rebelim të vazhdueshëm ndaj viteve të diktaturës. Si i tillë ai ndien një borxh ndaj gjithë atyre idealistëve që ka realizuar nëpërmjet shtatoreve dhe monumenteve të tij.
Se ku do të vendoset kjo shtatore e madhe ende nuk kemi një përgjigje konkrete, por gjasat janë në parkun Rinia, megjithëse skulptori e ka nisur këtë vepër pa pasur një plan konkret, sepse ai nuk dëshiron të punojë me porosi.
Që të arrinte në këtë sintezë artisti ka pasur një rrugëtim disa mujor. Hapi i radhës është që vepra të derdhet në Bronx.
Top Channel