Nis sot zyrtarisht fushata parazgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Votimet do të mbahen të dielën e 14 nëntorit, ndërsa fushata do të zgjasë pesë ditë nga data 8-të deri më 12 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu disa nga njësitë kryesore; Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën etj.

Një prej përballjeve më të forta është ajo e Prishtinës, ku në balotozh dolën Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili mori 45.54 për qind të votave në raundin e parë dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili mori 29.17% të votave.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në garë në nëntë komuna.

Partia Demokratike e Kosovës garon në raundin e dytë në tetë komuna dhe partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë më 17 tetor, morën pjesë rreth 42.50% e qytetarëve.

Në 17 komuna partitë politike kanë shënuar fitore atë ditë, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA