Nuk kanë fund telashet për Zvicrën para sfidës me Italinë, që do të jetë përcaktuese për vendin e parë në Grupin C në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Fillimisht Xhaka e Seferovic, më pas të konfirmuara edhe mungesat e emrave të tillë si Embolo, Elvedi, Fassnacht dhe Kobel. Por nuk përfundon me kaq.

Trajneri Murat Yakin, i cili mori drejtimin e përfaqësueses helvete pas largimit te Vladimir Petkovicit duhet të bëjë edhe pa Zuber. Anësori i AEK-ut te Athinës iu nënshtrua testeve mjekësore, rezultatet e së cilave tregojnë se nuk mund të japë kontribut për ndeshjen e radhës me Italinë, që do të luhet në “Olimpico” të Romës.

Top Channel