Lady Gaga thotë se mbante jelek anti-plumb në inaugurimin e presidentit Joe Biden (fotot)

08/11/2021 20:46

Lady Gaga ka rrëfyer së fundmi se mbante veshur një jelek anti-plumb kur këndoi himnin kombëtar të SHBA në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Joe Biden në janar.

Aktorja e serialit ‘House of Gucci’ tregoi detajet e performancës së inaugurimit një intervistë me revistën British Vogue.

Duke e përshkruar performancën ne Capitol si “një nga ditët më krenare të jetës sime,” Gaga tha për revistën se këndoi këngën e saj me një fustan anti-plumb  Schiaparelli, ndërsa shtonte se sikur të mos ishte bërë performuese, profesioni i saj i jetës do të kishte qenë  “gazetare lufte.”

Këngëtarja e njohur për këngët me ritme tërheqëse por me zbrazëti mesazhi dhe seksualizim të ekzagjeruar, tha kishte veshur anti-plumbin ngaqë i trembej një kryengritjeje të mundshme nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump.

Gaga doli në skenë në janar pak para betimit të zv. presidentes Kamala Harris dhe këndoi himnin amerikan “Star-Spangled Banner” me një xhaketë të ngjeshur dhe fund të kuq voluminoz.

Në intervistë ajo tregonte se vazhdimisht shikonte rrotull për shenja të një kryengritjeje të mundshme.

“Kur erdha në Capitol, ditën para inaugurimit shihja kudo për shenja të kryengritësve të 6 janarit, por për fat të mirë nuk kishte asgjë”, thotë ajo.

Disa ditë para inaugirimit qendra adminsitrative e Uashington ishte bastisur nga mbështetësit e Trump që pretendonin se demokratët kishin vjedhur rezultatin e zgjedhjeve për të nxjerrë fitues Biden.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA