Dyshohet se dhunoi të miturën, zyrtari i LVV habit me deklaratën: Jam në menopauzë, s’kam ndjenja seksuale!

08/11/2021 10:03

Zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosjes në Viti, Bislim Bislimaj, i cili akuzohet se ka dhunuar një të mitur ka dalë në një konferencë për media dhe ka habitur me deklaratën e tij!

Teksa po fliste për akuzat e ngritura ndaj tij Bislimaj ka ngatërruar termin e menopauzës (që ndodh rreth moshës së mesme te femrat) dhe termin andropauz që përdoret për meshkujt.

Ai tha se ishte në një fazë të menopauzës dhe se nuk ka ndjenja seksuale, ndërsa shtoi më tej se me akuza të tilla është përballur edhe në të kaluarën.

“Akuzat ndaj meje për përdhunim është shumë e rëndë dhe e pabazueshme dhe pa kurrfarë faktesh. Këtë mund ta dokumentoj me pastërtinë time morale, juridike dhe politike se gjatë gjithë jetës sime 65- vjeçare, as në gjendje të dehur, as në gjendje narkoze, as në gjendje të dijes, nuk kam bërë këso veprime. Unë i kam paralajmëruar se jam në moshë 65-vjeçare dhe jam në stadimin e menopauzës dhe nuk kam ndjenja seksuale. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, tha ai.

Për akuzën ndaj tij, Bislimi ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit.

“Monstrumi i quajtur Sokol Haliti duhet të largohet sa më shpejtë prej skenës politike dhe t’i hapet një derë e vetme, jo e burgut por e çmendinës, ku e ka vendin e jo në shoqërinë tonë demokratike. Kjo agjendë është e orkestruar prej Sokol Halitit dhe vartësit të tij Jakup Haxhiu. Kërkojmë prej degëve të LDK’së që të distancohen prej kësaj propagande të paskupërllt”, ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se akuza ndaj tij është politike dhe se akuza është orkestruar nga subjekti rival në prag të fushatës zgjedhore.

“Prandaj konsideroj se kjo akuzë ndaj meje është kryekëputë politike dhe e koordinuar e dirigjuar, e orkestruar nga subjekti rival politik para fushatës zgjedhore dhe në prag të fushatës zgjedhore për të bërë manipulime, koka të çelbura të partisë në pushtet për të fituar vota. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, ka deklaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA