Tirana fiton derbin me “poker”/ Tirana dominoi Dinamon, shkëputet në krye 6 pikë nga vendi i dytë

07/11/2021 01:21

Tirana merr revanshin ndaj Dinamos për humbjen e pësuar në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Air Albania Stadium, bardheblutë fituan në derbin e dytë të zhvilluar në harkun e pak ditëve ndaj dinamovitëve me rezultatin e thellë 4-0 duke përforcuar akoma më shumë pozitat në krye të klasifikimit në Abissnet Superiore.

Tirana e kërkoi më shumë golin në 45 minutat e para teksa krijoi raste me Xhixhën dhe Limajn, por e gjeti atë në çastet e fundit të këtij fraksioni loje falë Sidibes që shënoi autogol në portën e Dinamos. Në pjesën e dytë Tirana ishte padrone e fushës duke bërë çfarë dëshironte.

Redon Xhixha duke përfituar nga një mosmarrëveshje e mbrojtësve të dinamos shënoi golin e dytë për Tiranën. Kaluan vetëm 5 minuta dhe Xhixha shënoi sërish duke e çuar rezultatin në 3-0. Plotësoi pokerin e golave për bardheblutë, Hoti teksa shënoi në minutën e 82 duke fiksuar fitoren 4-0 të Tiranës.

Skënderbeu gjen më në fund fitoren e parë në Abissnet Superiore. Skuadra e Migen Memellit mposhti në ndeshjen e javës së 8, Kukësin me rezultatin 2-0 duke marrë 3 pikë shumë të çmuara. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 me Kukësin që pati një qarkullim më të mirë të topit, por që hasi në një mbrojtje të vendosur mirë të Skënderbeut. Nga ana e saj skuadra korçare shfrytëzoi kundërsulmet për të rrezikuar në zonën e verilindorëve. Në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu gjeti golin e avantazhit me Dëumfour.

Skënderbeu pati shanse për të shënuar edhe golin e dytë me Elvi Berishën dhe Mensah, gol të cilin e gjeti 6 minuta nga fundi i sfiëdës me Mensah pas një galopimi nga mesi i fushës. Në minutat shtesë, arbitri akordoi një 11 metërsh për Kukësin që u shndërrua në gol nga Hila për të fiksuar rezultatin 2-1. Me këtë fitore Skënderbeu e sheh veten për momentin në vendin e 8 me 6 pikë duke lënë pas Partizanin dhe Kastriotin me 5 pikë secili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA