Rikthehet makthi i Liverpool dhe Romës për Barcelonën, nga avantazhi 3-0 barazon ndaj Celta-s

07/11/2021 00:10

Barcelona është mjaft e brishtë dhe as Xavi mund të mos bëjë punë për ta nxjerrë nga situata. Në ditën që ish kapiteni u zyrtarizua si trajneri i ardhshëm, skuadra katalane nuk shkoi dot përtej një barazimi 3-3 në transfertën ndaj Celta Vigos.

Megjithatë ajo që djeg më shumë është pikërisht mënyra si erdhi ky barazim, pasi katalanët e nisën sfidën në mënyrë perfekte dhe në minutën e 5-të ishte talenti Ansu Fati që shënoi golin e avantazhit.

Pjesa e parë foli tërësisht për skuadrën “blaugrana” që arriti të dyfishojë shifrat me anë të Sergi Busquets në minutën e 18’ dhe më pas në të 34-ën ishte sulmuesi holandez Depay, që çoi shifrat 0-3, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë për katalanët.

Malorja për skuadrën e drejtuar nga Sergi Barjuan nisi në pjesën e dytë, pasi në të 48-ën Ansu Fati dhe Eric Garcia u larguan të dëmtuar, ndërsa në të 52-tën ishte Iago Aspas që shënoi golin e parë për Celtën, duke ngritur moralin e vendasve. Ndeshjen e hapi plotësisht Nolito në minutën e 74-t, duke bërë mjaft emocionuese pjesën e mbetur të lojës, ndërsa në të 6-ën shtesë, ishte sërish Iago Aspas që mposhti gjermanin Ter Stegen dhe riktheu baraspeshën.

Ky gol ishte një goditje mjaft e rëndë për Barcelonën, që pa të humbte dy pikë në një sfidë të cilën e kishte nën kontroll në pjesën e parë, por konfirmoi se mbetet një skuadër pa eksperiencë për të menaxhuar situata të tilla.

Më herët, Espanyoli i Keidi Bares ia doli të triumfojë 2-0 ndaj Granadës falë dy golave të shënuar nga Pedrosa dhe de Tomas në pjesën e parë, ndërsa mesfushori kuqezi luajti për plot 72 minuta dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA