Humbja me “poker”, Shkëmbi: Ndikuan mungesat dhe lodhja, ishim hija e vetvetes

07/11/2021 00:23

Bledi Shkëmbi tenton të analizojë humbjen 4-0 në derbin me Tiranën. Dinamo ishte hija e vetvetes krahasuar me ekipin që fitoi 2-0 në Kupë. Trajneri korçar foli pas ndeshjes duke analizuar se çfarë nuk funksionoi.

“Mendoj që ndryshoi përqendrimi, por edhe gjendja fizike. Disa lojtarë kishin probleme, disa i kemi të dëmtuar, pa hequr përgjegjësitë. U vumë në vështirësi nga krahët, aty ku kemi punuar këto ditë.

Nuk ishte vetëm mungesa e Sofranac, kishte edhe mungesa të tjera e lojtarë me probleme si Isaevski e Siljanovski. Kontingjenti? Zgjedhjet nuk i bëjmë nga dëshira, ishim të detyruar, sidomos sot, shumë të detyruar. Duhet të shohim në janar, ndeshjet janë këtu.

Duke mos i hequr asnjë meritë Tiranës, nuk ka shumë diferenca, por sot pati. Hiç 15 minutat e para, Tirana na vuri në vështirësi, ndërsa ne ishim hija e vetvetes”, përfundoi trajneri i Dinamos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA