
Rama e Berisha vendosen përballë, regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit! Meta firmos letrat në burg
24/02 15:09
Disa prej deputetëve të PD-së, anëtarë në Komisionin e Ekonomisë, zhvilluan një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët kërkuan parashikimin në buxhet dhe në paketën fiskale 2022, të shtyrjes së procesit te fiskalizimit.
“Proces që kushton mesatarisht 1 mijë euro për çdo biznes. Nuk jemi kundër inovacionit, por është barrë shumë e rëndë dhe proces i ndërlikuar, që i merr kohë biznesit“, thotë një biznesmen.
Deputetët e PD-së në Komisionin e Ekonomisë mbështetën kërkesën e përfaqësuesve të biznesit të vogël.
Albert Nasto, kreu shoqatës së biznesit të vogël ngriti shqetësimin edhe për rritjen e kostove për shkak të monopolizimit të tregut, duke nisur me karburantet.
Top Channel