Momentet e rralla kur tufa e 150 bizonëve rrethojnë makinën në parkun kombëtar amerikan (video-foto)

06/11/2021 15:27

Momente të pabesueshme që ndodhin njëherë në jetë janë regjistruar në video në parkun kombëtar të Yellowstone kur një tufë e patrembur prej 150 bizonës rrethuan makinën e një vizitori.

Bizonët e frikshëm shihej që merrnin kontrollin e rrugës duke bllokuar hyrjen e parkut të famshëm në shtetin e Wyoming teksa pasagjerët e makinës nuk u besonin syve.

“Pse po vini drejt nesh?” dëgjohet zëri i një pasagjereje femër, që pyet shoferin mashkull, në videon e postuar më 31 tetor në rrjetin YouTube.

“Ata duhet të dalin nga rruga, kjo është çmenduri”, vazhdon gruaja teksa makina e tyre ngadalë rrethohet nga kafshët e mëdha, që megjithse nuk dukeshin agresive sollën një situatë paniku.

“Këta vazhdojnë të vijnë. Do të na dëmtojne makinën”, vijon zëri në video.

Dhjetra e dhjetra bizonë ecin drejt makinës teksa dukej se po shkonin në drejtim të kundërt.

Rajoni ka dhe precedentë të tjerë kur turistët janë rrethuar nga tufa të mëdha bizonësh që marshojnë në rruginat e parkut.

Në një tjetër video një bizon i këtij parku dukej se ishte përgjumur në mesin e rrugës, dhe shoferët prisnin që ai të zgjohej për të kaluar.

Kujdestarët e parkut Yellowstone thonë se bizonët janë mësuar me makinat dhe dinë të mbrohen prej tyre.

Parku llogaritet se ka rreth 4,680 bizonë qe jetojne në rreth 1 milionë km katrorë territor. Kafshët peshojnë deri në 900 kg, vrapojnë deri në 50 km në orë dhe mund të jenë agresive.

 

FOTO GALERI
5/5
Kujdestarët e parkut Yellowstone thonë se bizonët janë mësuar me makinat dhe dinë të mbrohen prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA