Leipzig rikthehet të fitojë në në shtëpi kundër Dortmund në Bundesligë pas plot 5 vitesh. Nënkampionët e Gjermanisë ia dolën të thyejnë 2-1 verdhezinjtë, duke siguruar tre pikë fantastike.

Christopher Nkunku vijon të shënojë, dhe pas gjysmë ore lojë zhbllokoi ndeshjen, duke përfituar nga pasiguria e mbrojtjes dhe portierit mik.

Dortmund reagoi dhe riktheu baraspeshën me anë të Marco Reus (52’). Kapiteni mori një asist të bukur nga Meunier dhe nuk gaboi përpara portës kundërshtare. Leipzig nuk u demoralizua dhe ia doli të gjejë golin e fitores me anë të Yussuf Poulsen në minutën e 68-të.

Vendi i pestë me 18 pikë për Leipzig, teksa Dortmundi mbetet forcë e dytë në Gjermani, por diferenca me Bayernin kryesues është rritur në katër pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA