“Luajtja bixhoz me marrëdhëniet me aleatët nuk i bën nder Kosovës”, Presidentja Osmani ashpërson gjuhën ndaj Kurtit: Asnjëherë s’i kam kuptuar talljet ndaj partnerëve
21/11 12:00
Ministria e Shëndetësisë në Kosova ka dhënë bilancin e 24 orëve të fundit të Covid-19.
Pas 2.146 testimeve të kryera kanë rezultuar 16 raste me koronavirus, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 6 nëntor, 10 persona janë shëruar derisa 446 persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar mbi 160.000 raste me Covid.
Prej tyre 2.978 persona kanë vdekur.
Deri më 6 nëntor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 41.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.
Top Channel