Moderatorja Bora Zemani ka bërë një koment për puthjen me Donaldin kur u fut në “Big Brother” për të takuar mikeshën e saj.
“Mendonim se ishim vetëm”, tha Bora duke qeshur kur u ngacmua nga Naim Abazi në “Për’puthen Prime”, i cili tha se “Bora e ka sjellë një insert nga Big Brother. Po t’i lësh në një qosh, puthen menjëherë.”
Mbrëmjen e kaluar, Donald Veshaj zbuloi para të gjithëve se ishte një datë e veçantë për të pasi 3 vite më parë ishte lidhur me Borën. Për këtë arsye, hoqi varësen nga qafa, e vendosi brenda një kutie me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej murit për të.
Ai shpresoi se ditën e nesërme Bora do ta gjente këtë pako gjatë ardhjes së saj në ambientet e institucionit. I gjithë ky veprim u shoqërua me batuta dhe situate komike. Ditën e sotme, Bora Zemani ka publikuar një fotografi me varësen në qafë teksa ha ëmbëlsirat dhe shkruan “Fundjavë të mbarë”.
Top Channel