Në takimin me Bledin, Ana u shpreh se vajzat e Për’puthen bëjnë lojë dhe kjo nxiti reagimin e Mikelës.

Ajo kërkonte të dinte se ku ishte loja dhe e cilësonte akuzë të fortë, por Ana e mori situatën me qetësi dhe zgjodhi që të mos krijonte debat.

Ana: Vajzat janë të gjithë yje. Në fund të fundit është një lojë me dashurinë.

Mikela: Jo nuk është lojë. Ku mendon se po bëjmë lojë?

Ana: Ta thashë dhe nuk kam ndërmend ta zgjas. Nuk e mohon njeri që je përfshirë dhe ke dalë nga vetja. Këtë e kemi parë se këtu kemi qenë. Unë e thashë që në aspektin e emisionit, jemi të gjithë brenda një loje.

Antonia: Je e pavendosur.

Ana: Jemi njerëz, jo robot. Mund të ndryshojë mendimi nga sekondi në sekond. Unë e shoh dashurinë si lojë, çfarë ka?

Mikela: Është një akuzë kur thua “vajzat bëjnë lojë”.

Ana: Nuk ke pse shkakton kaq shumë polemika për një muhabet.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA